Subscribe

Bashkia e Tiranës do ti rikthehet sërish fushatës për mblelljen e pemëve, e cila do të nisë me Pyllin Orbital.

 

 “Në tetor do të fillojmë operacionin e Pyllit Orbital, ndaj ftesa është e hapur për të gjitha kompanitë, individët, kush ka ditëlindje ose përvjetorë për të kujtuar. Kemi mbjellë 250 mijë pemë, nga 2 milionë që kemi në plan deri në vitin 2030. Por, ky është një vit fantastik, tani që jemi ndërgjegjësuar me verën e nxehtë që ka bërë në Tiranë. Besoj se është një mënyrë jo vetëm për t’i bërë qytetit një qokë, ose për t’i bërë qejfin fëmijëve, apo për të kujtuar dikë me një pemë, por realisht për të shpëtuar të ardhmen tonë, duke i mbushur qytetet tona me gjelbërim. Këtë vit fushatën do ta hapim fushatën pak më herët, që të përfitojmë nga stina e shirave dhe ta mbajmë 6 muaj, për të thyer rekordin tonë të mbjelljes së pemëve”.

 

Kreybashkiaku Erjon Veliaj ishte I pranishëm në itali në takimin Miqësi mes Popujve, ku tirana është përzgjedhur si një histori suksesi për ndryshimet që ka pësuar .

 

Sipas Veliajt, objektivi I radhës është finalzimi I bulevardit të Ri.

 

 

“Kemi një plan edhe për fundin e Bulevardit të Ri, që lumi i Tiranës të mos shihet si një vend ku derdhen ujërat e zeza dhe ndotja, por me qytetarët e ndërgjegjësuar ta mbajmë pastër ujin, si një element që mund të transformojë një komunitet. Dikur në ujin e Lanës hidhej çdo mbeturinë, derdhej çdo kanalizim, por me ndërhyrjen e Edi Ramës sot Lana është në fakt segmenti më i gjelbër i qytetit. Të njëjtën gjë duam të bëjmë me Lumin e Tiranës dhe besoj se shumë shpejt, me miqtë e Abu Dhabit, duke negociuar kredinë ose duke shtuar disa fonde në formë granti, do ta përfundojmë edhe atë projekt”, tha Veliaj.

 

Veliaj premtoi gjithashtu se mandatin e dytë do të konkretizohet edhe projekti i shkollave 24 orë, pasi 17 prej tyre do të pësojnë ndryshime thelbësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *