Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar më shumë se 16,000 raste të reja me koronavirus gjatë tre ditëve të fundit. Rritja e të infektuarve është kthyer në shqetësim dhe ankth për qytetarët.

Të prekurit identifikohen në 17 administrata autonome në vend, ndërsa përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë deklarojnë se ky nuk është tregues i mirë.

Drejtori i shërbimit shëndetësor të urgjencës dhe Qendrës Koordinuese për paralajmërime në luftën kundër COVID-19, Fernando Simon deklaroi se vetëm këtë javë ndërruan jetë 54 persona në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *