Subscribe

Rikthehet edicioni i 17 i festivalit ndërkombëtar të Monodramës. Krahas trupave shqiptare, marrin pjesë edhe të tjera ndërkombëtare që nga Rusia, Bosnja dhe Spanja. Ky edicion mbahet pa regjisorin e njohur Dhimitër Orgocka, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë. Për këtë arsye, organizatorët kanë vendosur ta çelin festivalin në qytetin e Maliqit me homazhe për njeriun që i dha shumë teatrit e filmit. Për aktorin Kristian Koroveshi,  ”Monodrama”  përcjell gjithmonë  emocione.

 

 

Aleksandra Manaseviç vjen nga Serbia, në Shqipëri në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës, ndërsa shprehet e lumtur që i jepet një mundësi e tille .

 

ALEKSANDRA MANASEVIÇ

KRYETARE JURIE

 

“Vij nga Beogradi, kjo nuk është hera ime e parë në Shqipëri. kam qenë përpara dy vitesh në Sarandë për të performuar, por tani jam për herë të parë në Korçë dhe më pëlqen shumë, njerëzit sidomos. këtë herë unë nuk do të performoj, do të jem në juri. është hera ime e parë në juri dhe jam e lumtur për këtë. duhet të them që të vijnë njerëz nga Rusia, Bosnja, Shqipëria, Spanja është diçka e mrekullueshme dhe në një zë uroj të zgjedhim performuesin me të mirë këtë vit.”

 

Kryetari i Bashkisë, Gëzim Topçiu, i cili ka marrë përsipër organizimin e këtij festivali ndjehet mirë që ky aktivitet rikthehet, edhe pse mungesa e regjisorit dhe aktori të njohur Dhimitër Orgocka ndjehet jo pak.

 

 

Shfaqja e parë e edicionit të 17 të Monodramës do të jetë sot “Me kë dhe çfarë të bëj”, ndërsa do të shëtisë  në të gjitha fshatrat turistike të Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *