E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Rikthehet “Familja e Madhe” në Vizion Plus/ Telenovela me një skenar të jashtëzakonshëm

Rikthehet sonte në ekranin e Vizion Plus, Dünyaya Hükümdar Olmaz (Familja e Madhe).

 

Në rolet kryesore me aktorët : Sevcan Yaşar, Deniz Çakır, Oktay Kaynarca, Meryem Uzerli, Ozan Akbaba.

 

Reklamë

Hëzër Çakërrbejliu (Oktay Kaynarca) është një njeri i fuqishëm dhe i pasur që futet në botën e jashtëligjshme pasi vëllai i tij i madh vritet.

 

Ai betohet se do të ngrejë krye ndaj drejtësisë dhe fillon të prodhojë armë për kreun e mafies.

 

Ai është një njeri i besueshëm dhe njihet për besnikërinë e tij. Nuk e tradhton kurrë vendin dhe njerëzit me të cilët bashkëpunon….

 

Kjo është historia e Hëzër, një prej anëtarëve më të fortë të organizatës që trafikon armë.

 

Shumë shpejt ai do te ngjitet ne majat e kësaj klike duke u bërë kreu i saj në përpjekje për të manaxhuar marrëdhëniet me mafian, qeverinë dhe familjen e tij.

 

Hëzër dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes së të gjitha grave në jetën e tij; të nënës së tij, të gruas, vajzës dhe të dashurës së tij.

 

Ndërsa Hızır ngjitet në majën e botës mafioze, ai përpiqet të mbrojë familjen e tij, por kjo nuk do të jetë e lehtë…

 

Na ndiqni çdo të enjte ora 21:00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë