Subscribe

“Next”, emisioni i të rinjve në Vizion Plus sapo ka nisur rrugëtimin për të sjellë tek publiku çdo pasdreke më shumë informacion mbi të rejat më të fundit nga muzika, teknologjia dhe bota e spektaklit. Në këtë sezon të gjashtë, “Next” vjen në Vizion Plus plot risi, duke nisur që nga prezantimi. Bukuroshja Nevina Shtylla me të cilën keni ndarë sezonin e shkuar mendimet dhe kërkesat tuaja muzikore, këtë sezon do t’ju flasë nga studio plot ngjyra së bashku me Sindin. Pavarësisht ndryshimeve në skenar, xhirim, prezantim dhe në rubrikat që përmban, ky format do të vijojë të ketë të njëjtin bashkëbisedim me publikun. Bukuroshet Nevina dhe Sindi ju ftojnë nga e hëna në të premte në ora 16.00 të dëgjoni jo vetëm muzikën më të mirë të momentit, por edhe të zbuloni të rejat e fundit nga show bizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *