Temperaturat e ulëta kanë rikthyer reshjet e dëborës në veri të vendit.
Në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë kanë nisur reshjet e dëborës në orët e para të mëngjesit, por pa krijuar probleme në qarkullim.
Ndërsa në zonat malore, qarkullimi duhet të bëhet me goma dimërore.
Edhe në Qafë Thore ka nisur bora, por rruga është e kalueshme.
Reshje të lehta bore kanë filluar dhe në bashkinë Pukë por pa pengesa në qarkullim.
Në bashkinë Fushë Arrëz, trashësia e dëborës arrin 6-8 cm, por rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Deri më tani ka probleme në disa fshatra me mungesën e energjisë elektrike.
Reshjet e borës kanë nisur edhe në zonën e Bulqizës që prej mëngjesit të kësaj të hëne.
Ndonëse intensiteti i reshjeve është i lartë, ende nuk janë shfaqur problematika sa i përket qarkullimit të automjeteve.
Edhe sa i përket zonave rurale, deri tani nuk ka raportime për bllokim të rrugëve ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet vendore dhe firmat kontraktore./vizionplus.tv