Subscribe

Kolë Idromeno e ka përjetësuar në tablon e famshme të tij realizuar në vitin 1924, ritualin e dasmës shkodrane, por shpirti artistik i Shkodrës e ka ruajtur dhe trashëguar këtë vlerë ndër breza.

 

Ashtu si dikur, me veshjet karakteristike, këngët, vallet dhe gatimet tradicionale, u rikthye “Dasma Shkodrane”. Këtë herë me ftesën “Ardhshi t’bardhë n’ahengun tonë”, ajo nuk u prezantua në një oborr tradicional, por në shtëpinë e të gjithë shkodranëve, ne hollin e bashkisë.

 

Çifti i priu dasmës, e pas tij edhe dasmorët që dhuruan një mbrëmje të vecantë, në një atmosferë tipike shkodrane ku nuk mungonte thuajse asnjë element. Artistët e qendrës kulturore “Pjetër Gaci” thane se kjo trashëgimi nuk do të shuhet.

 

 

DREJTORE E KULTURËS, BASHKIA SHKODËR

“Vetëm një qytet si Shkodra, krijon skema kaq mbreslënëse sa ky mjedis i famshëm si dasma sonte. Jo më kot artis si Koli Idromeni e kaluan me sublime e terrne të artit figurative me pikturat e tyre.”

 

Organizatorët nuk e fshehin keqardhjen që sot dasmat e kanë humbur traditën, por synimi është që përmes të tilla nismave të edukohet brezi i ri për ta ruajtur këtë vlerë.

 

VALBONA PALUKA-ORGANIZATORE

“Traditat nuk janë vetëm sot, por traditat kane qënë ndër vite dhe ne duam t´i kalojmë nga nënat, nga gjyshet tek vajzat sepse traditat tona janë të mrekullueshme.”

 

ARTENCA TUFI-ORGANIZATORE

“Këto ritme i mbledhin njerëzit dhe i bëjnë me harruar disa gjëra, i bashkojnë me njëri-tjetrin dhe janë me të lumtur.”

 

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Shkodër. Synimi i tij është promovimi i pasurisë së vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *