E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Rikthehet BlackBerry! Sa i lirë celulari që rivalizon Samsung Galaxy S8

BlackBerry KeyOne, telefoni Android me një tastierë fizike, do të fillojë shitjet në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nga data 31 Maj tha prodhues kinez i telefonit.

 

TCL Communications, kompania kineze e cila ka të drejtat e prodhimit të pajisjeve me markën Android, kishte thënë më parë se telefoni del në shitje në muajin Prill, shkruan PcWorld.al.

 

Reklamë

Shtyrja e këtij afati më 31 Maj është një sinjal jo i mirë që shkon në drejtim të blerësve potencial në një kohë kur Samsung dhe LG po prmovojnë Galaxy S8 dhe G6 respektivisht.

 

Por adhuruesit e vërtetë të BlackBerry vështirë se do të tërhiqen. Telefonit do të ketë “Hub” tradicional ku grumbullohen mesazhet dhe njoftimet nga aplikacionet të ndryshme ndërsa tastiera mund të përdoret si një trackpad. KeyOne do të kushtojë 549 dollar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë