Subscribe

 

Teatri i humorit ne Vizion Plus hap dyert sot në mbrëmje. Al Pazar është gati t’ju ofrojë një fundjavë plot humor çdo të shtunë, ashtu sikurse ka bërë në 12 sezone rradhazi ne Vizion Plus, duke u kthyer në premierat absolute që servir Agron Llakaj me trupën e tij aktoriale në ekranet e shqiptarëve.

 

Eksperienca e trupës aktoriale, siguron edhe këtë sezon që pas një jave të ngarkuar me punë, pasiguri, lajme e politikë, të përcjellë përmes ekranit të Vizion Plus një larmi personazhesh që rrëfejnë me humor të vërteta që shoqërojnë shqiptarët për çdo ditë.

 

Si gjithnjë në këtë teatër ku sundojnë të qeshurat, një vend të veçantë zë edhe muzika. Robert Berisha është këngëtari që i bashkohet teatrit të humorit këtë të shtunë.

 

Si një variete plot ngjyra, Al Pazar mbërrin nga sot në mbrëmje në shtëpitë e shqiptare, për t’ju lënë takim çdo të shtunë në ora 21.00 nën logon Vizion Plus.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *