E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Rikthehen reshjet e dëborës; në Bulqizë disa segmente të rrezikshme nga prania e akullit

Mbrëmja e së enjtes ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore të qarkut Dibër.

 

Në Bulqizë, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 centimetra.

 

Reklamë

Si rrjedhojë, në rrugën që lidh lagjen e vjetër të Bulqizës me Qafën e Buallit ka prani të akullit dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes.

 

Ndërkohë era e fortë ka rikthyer problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike në disa zona të thella.

 

Edhe Qafa e Llogorasë u përfshi nga reshjet e dëborës, por me intensitet të ulët dhe pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë