E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Kronikë

Rikthehen reshjet e borës në juglindje/ Probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Prej ores 3 te mengjesit të kësaj të enjteje, bora ka filluar ne zonat e larta malorë duke zbritur më pas edhe në qytetin e Korçës. Ne zonat malore trashesia e bores ka shkuar deri ne 15 cm. Si pasojë e reshjeve, sipas burimeve pranë ARRSH, akset nacionale përfshi atë kryesor nga Kapshtica deri në Qafë Thanë por edhe akset e tjera janë të kalueshme normalisht.

 

Ne segmentin rrugor te Dardhes, mjetet duhet te perdorin zinixhire nga kilometri 6 deri ne 14 për arsye sigurie. Nga firmat kontraktore eshte punuar qe prej mengjesit ne akset rrugore per kriposje dhe hapjen e rrugeve. Rekomandohet per drejtuesit e mjeteve te tregojne kujdes ne akset kryesore per shkak te prezences se bores dhe lageshtires.

 

Përsa i përket energjisë elektrike, probleme janë shënuar në fshatrat e njësisë administrative të Progërit në bashkinë e Devollit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë