Subscribe

Falë fondit të Komuniteteve, një tjetër pallat parafabrikat është rikonstruktuar në Kryeqytet. Erion Veliaj dhe deputeti socialist, Sadri Abazi,inspektuan objektin e rikonstruktuar në bashkëpunim me Bashkinë.

 

Erion Veliaj: “Jam i lumtur që banorët e një tjetër blloku pallatesh në Njësinë 4, e cila është zhvilluar shumë vitet e fundit, gjetën mirëkuptimin mes tyre dhe bashkëpunuan për të rregulluar ndërtesat parafabrikate, që fusnin brenda ç’sillte moti jashtë. Sot pallatet janë veshur me kapotë, gjysmën banorët, gjysmën Fondi i Komunitetit”.

 

Ky është pallati i shtatë i cili përfiton nga projekti i bashkisë së Tiranës për bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore. Veliaj u shpreh se banorët përfitojë jo vetëm një objekt më të mirë estetikisht, por ulin edhe shpenzimet mujore.

 

Erion Veliaj: “Automatikisht ulet 1/3 e shpenzimeve të energjisë elektrike. Është një shpenzim që lan veten sepse të kursen faturën. Jo vetëm kaq, por shtohet vlera e pallatit. Mjafton të krahasosh një pallat parafabrikat të paprekur, me një pallat parafabrikat të sapo veshur me kapotë; edhe estetikisht rritet vlera e pronës. Është i njëjti pallat, por ama, vetëm fakti që duket ndryshe, dhe ka këto shpenzime të kursyera, e bën një pallat më të vlefshëm”.

 

Kryebashkiaku ftoi banorët që ende nuk e kanë përfunduar procesin e zgjedhjes së administratorit, ta bëjnë sa më parë, pasi do jetë pikërisht ai që duhet të bëjë aplikimin për të përfituar nga Fondi i Komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *