Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë...

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në Huelva të...

Pemë të rrëzuara, përmbytje dhe bllokim rrugësh! Tajfuni Dolphin...

Përshkallëzohet kriza në Hormuz, SHBA devijon 55 anije tregtare

Pasoja tragjike pas tërmetit në Kolumbi! Disa të vdekur...

Finlanda ndalon dërgimin e raketave të mbrojtjes ajrore në...

Zjarr i madh pranë fshatit Halil në Krujë, zjarrfikësja...

Rikonstruktohen rrugët”Isak Shehu” dhe “Mahmut Hakani”/ Gjiknuri: Do të vazhdojmë transformimin e Elbasanit

11 Janar 19:31

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja inspektoi punimet e kryera në rrugën “Isak Shehu” dhe “Mahmut Hakani” në Rajonin 2 e cila u vjen në ndihmë mbi 500 banorëve të lagjes dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Jeronim de Rada”.

 

Gjiknuri, që është dhe drejtues qarku, tha se ndryshimi në Elbasan është konkret me investime që kanë sjellë më shumë investim.

 

“Ka qenë një fjalë e dhënë nga kryetari. Siç edhe e thonë banorët, këtu ka një ndryshim njëqind për qind sepse këtu ishte një terren ku ishte e vështirë të ecej. Për më tepër i shërben edhe shkollës. Këto janë punë konkrete, ndryshimi është konkret. Unë e kam parë në çdo lagje të Elbasanit. Kryetari i ka dhënë prioritet edhe këtyre zonave që kanë qenë më pak të urbanizuara”, tha Gjiknuri.

 

Ai siguroi banorët se puna për transformimin e Elbasanit do të vijojë dhe se kryebashkiaku Llatja do të ketë mbështetjen e qeverisë për këto punë të mira.

 

“Një gjë dua të them, me Gledin kryetar bashkie dhe me mbështetjen e qeverisë këto punë do vazhdojnë. Ne do vazhdojmë ta transformojmë qytetin përditë. Ne jemi për punë, nuk jemi për llafet apo betejat e politikës. Ne kemi një qytetar të Elbasanit, një djalë që e do qytetin, një njeri që i njeh problemet e zonës dhe që ka qëllim kryesor si e si të ndryshojë jetën e qytetarëve dhe jo të bëjë politikën e madhe siç duan disa. Kështu që, unë them që këto janë gjëra konkrete që njerëzit i shohin përditë”, tha Gjiknuri.

 

Numri dy i socialistëve theksoi se qytetarët e Elbasanit dinë të bëjnë dallimin mes atyre që punojnë përditë dhe atyre që duan ta kthejnë qytetin në bunker politik. Gjiknuri tha se PS është e vendosur për të punuar.

 

“Nuk është puna e fundit. Ky do të vazhdojë ta bëjë këtë punë sepse përditë me atë punë merret. Detyra e këtij është të bëjë projekte, të vijnë në qeverinë shqiptare që të mbështeten dhe Elbasani të ndryshojë. Ky është qëllimi. Qytetarët nuk janë të verbër. Dinë të zgjedhin, kush është ai që punon për Elbasanin dhe kush është ai që do ta kthejë në bunker politik. Ne nuk duam bunkerin politik, ne duam punën”, u shpreh Gjiknuri.

 

Kryebashkiaku Gledian Llatja siguroi se investimet do të vijojnë në të gjithë zonat e qytetit.

 

“Me planin që kemi, investimet do të shpërndahen në të gjithë Bashkinë e Elbasanit, jo vetëm në qendër të qytetit, jo vetëm në rajonin 1, 2 dhe 4, por në të gjithë qytetin. Faza tjetër është shtrirja në të gjithë lagjet e Elbasanit, përfshirë edhe infrastrukturën shkollore. Këtu afër kemi edhe shkollën “Onufri” e cila është në rikonstruksion total”, tha Llatja.

 

Rruga e re ishte një kërkesë e banorëve dhe e nxënësve të shkollës “Jeronim de Rada”. Ndërkaq, pas rehabilitimit të shkollave “Sali Çeka”, “Ali Myftiu”, “Bardhyl Popa” dhe “Jeronim de Rada”, Bashkia e Elbasanit po ndërhyn dhe në dy shkollat e tjera “Konstandin Kristoforidhi” dhe “Onufri”.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Elbasan Gjiknuri llatja

Nga e njëjta kategori

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e e Krisjan Sterjos: Mora armën në shtëpi dhe e ndoqa deri te pallati

më shumë...

5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Himarës

më shumë...

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të arrestuar, mes tyre 8 policë dhe 54 punonjës të referuar në Prokurori

më shumë...

FA analizojnë punën e 6-mujorit të parë të këtij viti, në fokus rezultatet dhe prioritetet e zhvillimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

6:24

Pemë të rrëzuara, përmbytje dhe bllokim rrugësh!...

6:10

FA analizojnë punën e 6-mujorit të parë...

6:08

Përshkallëzohet kriza në Hormuz, SHBA devijon 55...

5:58

Pasoja tragjike pas tërmetit në Kolumbi! Disa...

5:45

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga...

5:35

Finlanda ndalon dërgimin e raketave të mbrojtjes...

5:16

Zjarr i madh pranë fshatit Halil në...

5:09

Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e...

5:07

Klos/ Zjarr në fshatin Kujtim, era favorizon...

4:56

Noti dhe humbja e peshës, pse duhet...

4:39

Tërmet i fortë në Kolumbi, ndërtesa të...

4:26

Temperaturat e oqeaneve thyejnë rekordin historik për...

4:22

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem,...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.