Subscribe

Në përmbushje të “Paktit për Universitetin”, sot ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës  6 në “Qytetin Studenti”. Punimet u inspektuan nga Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. 4 vjecarin e ardhshëm kreu i qeverisë e cilësoi historik pasi pritet ndërtimi i kampusit  universitar brenda mandatit.

 

“Kjo është ajo që duhet se është një mall që nuk gjendet në Shqipëri, megjithatë duhet bërë çmos që ta gjejmë dhe të pajisemi me pak durim. Edhe ky konvikt është një shembull i asaj që thashë, një shembull pozitiv si do bëhen të tjerat. Pasqyrën se si mund të jetë e ardhmja e kemi përpara dhe mund ta shohim. Të ardhmen do ta bëjmë si pasqyra”

 

Puna për rikonstruksionin e konvikteve do të vijojë edhe gjatë muajve të verës në mënyrë që të kenë përfunduar të gjitha godinat për vitin e ri akademik.

 

 “Nga 40 konvikte është ndërhyrë në mbi 30. Kemi edhe 3, plus 7-8 që do t’i bëjë KFË. Në një farë mënyre, të gjitha konviktet janë të zëna, por këtu ka ecur më shpejt sepse filluam më shpejt. Kemi mbaruar konviktet te inxhinieria, kemi mbaruar dy te Mjekësia, kemi edhe një te “Qyteti Studenti”, pastaj nisim te Universiteti Bujqësor. Pra, rendi ka qenë: fillimisht “Qyteti Studenti”, që është pjesa më e madhe, dhe me të mbaruar deri në fund të verës, do të fillojmë me Kampusin”

 

Gjatë verës Bashkia e Tiranës do të vijojë edhe më shpërndarjen e kartave të studentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *