E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rihapen xhamitë në Zelandën e Re

Dy xhamitë që ishin objekt i sulmit terrorist në Christchurch të Zelandës së Re, janë rihapur. Këtë të shtunë në xhaminë Al Noor ku u vranë 40 nga 50 viktimat, kishte shumë pak tregues fizikë të ngjarjes tragjike.

 

Gjurmët e plumbave ishin mbuluar nga boja dhe suvatimi dhe dritare të reja kishin zëvendësuar ato që ishin shkatërruar nga besimtarët që përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit të nacionalistit të bardhë 28 vjeçar australian.

 

Reklamë

Mes vizitorëve në xhami ishin të mbijetuar të sulmit dhe njerëz që i njihnin viktimat.

 

Ndërsa në Christchurch, u mbajt një Marshim për Jetën me njerëz që ecnin kryesisht në heshtje. Në një nga shenjat që mbanin demonstruesit, lexohej “Myslimanët të mirëpritur. Racistët jo”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë