Pas pesë vitesh pritje, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit hapi dyert mbrëmjen e sotme në ditën e inaugurimit të tij. Me pjesëmarrjen e personaliteteve të politikës, artit dhe jo vetëm u bë çelja e një prej institucioneve më në zë të kulturës.

 

Mes të pranishmëve në inaugurim ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Elva Margariti, si dhe shumë emra të njohur të jetës publike.

 

Mbrëmja gala filloi në orën 18:45 me një dokumentar me titullin Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”, i cili shfaq zhvillimin e këtij teatri ndër vite, ku më pas startoi dhe koncerti. Në koncert morën pjesë emrat më të njohur të skenës operistike botërore si Placido Domingo dhe Ermonela Jaho. Gjithashtu nuk munguan as artistët shqiptarë.

 

Edhe dita e nesërme do të vijojë me mbrëmjen gala, e cila do ti lërë vendin edhe 7 shfaqeve të tjera premierë në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *