Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e Shkallës së Parë dhe ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj dy të dyshuarve si vrasësit e biznesmenit Memli Begalla, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018.

 

Për këtë krim gjykata kishtë dënuar me 25 vite burg Denis Demirin. Ndërkohë për Ardian Serezin, dosja ishte kthyer në prokurori, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme.

 

Të dy të akuzuarit iu drejtuan apelit, ku Demiri kërkoi pafajësi, ndërsa Serezi pushim të çështjes.

 

Por ndryshe nga kërkesa e tyre, apeli vendosi ta kthejë dosjen për rigjykim, me argumentin se Shkalla e Parë ka kryer shkelje procedurale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *