Subscribe

Kultivimi i të menduarit kritik dhe promovimi i forcës së argumentit tek të rinjtë shqiptarë është qëllimi i zbatimit për të tretin vit radhazi i projektit për ringjalljen e kulturës së debatit.

Andi Dobrushi nga fondacioni për shoqërinë e hapur e vë theksin tek domosdoshmëria e promovimit të kulturës së debatit.

Ndërsa për zëvendës ministren e arsimit Lorena Haxhiu këto lloj nismash i ndihmojnë të rinjtë për t’i aftësuar ata në fushën e komunikimit.

Projekti “Rigjallërimi i kulturës së debatit” do të shtrihet në 50 shkolla të mesme në 17 qytete të Shqipërisë dhe do të ketë 3 faza, ku ajo përmbyllëse do të mbahet në korrik me përzgjedhjen e fituesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *