Presidenti Meta i akordoi titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Riccardo Migliori me motivacionin : “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e spikatur në mbrojtjen, përhapjen e vlerave dhe standardeve demokratike në Shqipëri, si dhe për mbështetjen e pakursyer në proceset e saj integruese dhe euroatlantike”

 

Të pranishëm në ceremoninë e dekorimit në Presidencë kreu i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha, ambasadori i Italisë, deputetë e përfaqësues të trupit diplomatik

Presidenti Meta theksoi se kjo ceremoni i dedikohet një personaliteti të spikatur, mikut tonë të përbashkët, Riccardo Migliori.

“Migliori ka vendosur dhe mbajtur një raport të veçantë me Shqipërinë, na ka mbështetur në procese kyçe të historisë sonë modern. Gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OSBE-së, ai ka lënë mbresa të thella në kujtesën institucionale të vendit. “

 

Meta u ndal edhe tek procesi I integrimit.

 

“Shqipëria pranë çeljes së negociatave me BE, të punojmë të gjithë sëbashku për të marrë një përgjigje pozitiveMbetemi të angazhuar për të arritur këtë prioritet madhor, që përbën dhe një nga kriteret kyçe të Kopenhagës, që na shoqëron në procesin e integrimit evropian. Mbetem shpresëplotë, se falë vullnetit të përbashkët, rekomandimeve e ndihmës së OSBE/ODIHR, dhe miqve tanë si z.Migliori, ne do të arrijmë ta kapërcejmë këtë sfidë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *