E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Riberi: CR7 me vodhi topin e artë 2013

Frenk Riberi ka fituar thuajse gjithçka në karrierë, por një peng te madh e ka. Topi i artë 2013 i fituar nga Kristiano Ronaldo. Ylli francez i Bajernit të Mynihut i është rikthyer edhe nje here tjetër polemikave në lidhje me çmimin e dhënë në 2013 nga Franc Futboll dhe FIFA për lojtarin më të mirë të vitit, duke hedhur akuza të forta në një interviste për televizionin Canal Futbool Club.

 

“Sipas meje, topi i artë 2013 ishte një vjedhje e hapur karshi meje. Kristiano Ronaldo ma mori me pa të drejte topin e artë, ishte vërtet diçka e pashpjegueshme. Riberi, i cili ka 11 vjet që luan me gjigandin gjerman shpjegon edhe arsyen se përse mendon se çmimi për lojtarin më të mirë në botë në 2013 ishte i padrejte.

 

“E përsëris, atë vit ma vodhën topin e artë. Në sezoni 2012-2013 kisha fituar gjithçka, tre trofe, dy në gjermani dhe një Uefa Champions League. Më shumë se kaq nuk mund të bëja, por prapë nuk e fitova topin e artë. Ishte vërtet një padrejtësi e madhe, u shpreh Frenk Riberi gjatë nje intervistë të dhënë për televizionin francez.

Vazhdo të lexosh

Reklamë