Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Riatdhesohen mbi 5 mijë shqiptarë me qendrim të parregullt në BE dhe Britani

3 Tetor 17:58

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

Sipas të dhënave të EUROSTAT 3 mijë e 85 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt./ VOA

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
BE Britani Riatdhesohen shqiptare Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

më shumë...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

më shumë...

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon ankimimin, lë në qeli Ermal Beqirin

më shumë...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.