E enjte, 24 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Seman

Janë aktivizuar përsëri vatrat e zjarrit në Seman. Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja e repartit Fier. Zjarri ra ditën e djeshme rreth orës 18.00 dhe  u vu nën kontroll gjatë natës.

Por përsëri pylli me pisha e shkurre është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne.

Sipërfaqja nën flakë është e konsiderueshme. Vendi ku ka rënë zjarri është një pyll i dendur me pisha, në zonën e Semanit, në vendin e quajtur Godull .

Terreni është i vështirë për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojnë përfshirjen nga zjarri të Kurorës së Pishave në Seman.

Zjarri favorizohet edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Më shumë video

Reklamë