Vatrat e zjarrit në në zonën torfike të fushës së Maliqit janë riaktivizuar. Mësohet se flakët kanë përfshirë afro 70 hektarë kashtë, grurë i korrur. Në terren ndodhet tre mjete të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit për të izoluar flakët e zjarrit që të mos përhapen më tej në sipërfaqet ku gruri është korrur.

 

Burime bëjnë me dije se shkak për riaktivizimin e vatrave mund të jenë bërë temperaturat e larta, që kanë ndikuar në ndezjen e zonës torfike duke përfshirë kështu një sipërfaqe kaq të madhe.

 

Zjarrfikësit e kanë tejet të vështirë për të punuar në një terren të tillë edhe për shkak të vështirësisë që sjell era. Sipas banorëve një zjarr i tille ne fushën e Maliqit nuk është parë herët e tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *