Subscribe

Ne harkun kohor te 5 diteve komisoni qendror i zgjedhjeve pritet te shpalle rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve lokale te 30 qershorit.

Anetari I KQZ, Bledar Skenderi shpjegon se mbyllja e procesit te ankimeve ne gjykate do te pasohet nga vendimi perfundimtar i KQZ.

 

BLEDAR SKENDERI

 

ANETAR I KQZ

 

 

Te premten kolegji shqyrton ankimet e fundit e besoj maksimumi te henen do te kemi rezultat perfundimtar ne shkalle vendi.

 

 

Por pavaresisht se kur KQZ shpall rezultatin perfundimtar, kryetaret e rinj te bashkive qe sot mund te fillojne te hyjne ne zyra nese keshilli bashkiak ka kaluar ne kolegj dhe nese mandati i kryetarit eshte vertetuar nga gjykata.

 

 

Konstituimi i pare i keshillave do te behet besoj sipas cdo bashkie sepse ne vitin 2015 cdo bashki ka pasur nje date te ndryshme te konsitutimit te keshillave dhe te betimit te kryetarit të ri. kështu që afati 4 vjecar mbaron në data të ndryshme për seicilën bashki.

 

 

Edhe pse 30 qershori ishte nje process me nje parti ne gare qe edhe administronte vete procesin edhe numeronte; 24 dite pas dites se votimit ende nuk kemi nje rezultat perfundimtar.

Por per Skenderin, procesi i ankimit eshte shkaku kryesor ne zvarritjen e rezultatit perfundimtar.

 

 

Kodi yne zgjedhore ka nje procedurë shumë të komplikuar ankimesh dhe për këtë shkak për vetë natyrën dhe afatet që ka kodi zgjedhor nxjerrja e rezultatit vonohet.

 

 

Sipas Skenderit ne menyre qe Shqiperia te kete ne nje kohe me te shkurter rezultatin perfundimtar duhet qe afatet e ankimit te jene me te shkurtra e partite te heqin dore nga ankimet pa prova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *