E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Vendi

Rezultatet e analizave të mishit, AKU: S’ka rrezik

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar ketë te enjte se mishi i ardhur nga Brazili nuk përben rrezik për t’u konsumuar. Ky autoritet njofton se nga përgjigja e analiza te kryera ne laboratorët e AKU, mishi ishte brenda normave te lejuara. Analizat i referohen një ngarkese, ndërsa ne laborator do te analizohen edhe ngarkesat e tjera te bllokuara. Por ku institucion thotë se sasia prej rreth 150 ton do te vijoje te jete e bllokuar deri ne një përgjigje përfundimtare nga ISUV, Instituti i Studimeve Universitare Veterinare, i cili është edhe me i specializuar. E gjithë kjo situate mori vëmendje, pasi disa vende te Bashkimit Europian bllokuan importet e mishit qe vinte nga disa fabrika nga Brazili, pasi rezultoi se ishte produkt i kalbur. Për ketë çështje është hapur edhe nje hetim, i cili ende nuk ka përfunduar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë