Evagjelia Veli është shpallur  Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

 

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh, kurse në shtytje mori medalje argjendi. Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shtytje pati nje rivalitet shume te forte me ukrainasen Konotop.

 

Peshengritja kuqezi e mbylli garen ne shtytje me 113 kg, po aq sa edhe rivalja ukrainase. Konotop mori medaljen e arte pasi kishte peshe trupore me te lehte. Mirepo ngritja e 113 kg ne shtytje i dha mundesi Velit qe te fitonte medaljen e arte ne dygaresh me 208 kg ne total, 1 kg me shume sesa Kamila Konotop e Ukraines.

 

Evagjelia Veli permiresoi rezultatin e saj personal pasi ne europianin e nje viti me pare kishte marre nje medalje bronxi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *