Kosova ka mundur të bëjë bashkë opozitën dhe mazhorancën, duke tejkaluar ndasitë dhe debatet e ashpra mbi qëndrimin që duhet mbajtur përballë agresionit serb në veri. Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, ish-kryeministri, Sali Berisha thekson se konsensusi është një arritje e madhe kombëtare.

 

“Kemi qenë në qëndrime të kundërta për Kosovë. Marrëdhëniet Shqipërisë me Kosovën duhet të ndërtohen në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme. Jemi vëllezër, por dy shtetet të pavarura. Respektimi i vullnetit të zgjedhësve në dy vendet është kusht themelor, por kjo s’ka ndodhur.

Konsensusi është arritje  e madhe kombëtare, u ra dakord që të mbështetet plotësisht rezoluta e Kosovës”, tha ai.

 

Kuvendi pritet të miratojë këtë të enjte rezolutën që ndëshkon agresionin e terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, pas shumë përplasjeve mbi përmbajtjen e kësaj rezolute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *