Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Rezoluta e vijave të kuqe bllokon integrimin evropian

6 Korrik 20:02

Një rezolutë e propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja për caktimin e vijave të kuqe me Bullgarinë, mund të bllokojë në pafundësi procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë, Muhamed Halili, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.

Përmes rezolutës që duhet të kalojë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, VMRO-ja kërkon “të respektohen studimet shkencore maqedonase në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë historike, gjuhësore, kulturore. Të respektohen studimet shkencore, sipas së cilës gjuha maqedonase dhe dialektet e saj kanë vazhdimësi hapësinore dhe kohore. Të zbatohen konventat dhe deklaratat ndërkombëtare pozitive, dhe përgjithësisht të pranuara nga Kombet e Bashkuara për të drejtën e vetëvendosjes dhe të respektohet vullneti i shprehur lirisht dhe pa kushte për përkatësinë etnike të popullit maqedonas”, thuhet në tekstin e rezolutës së VMRO-DPMNE-së.

Rezoluta e propozuar është mbështetur edhe nga Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev edhe pse fillimisht, kjo parti e refuzoi, duke akuzuar krerët e VMRO-DPMNE-së se përmes rezolutës tentojnë të përfitojnë politikisht, pasi sipas LSDM-së, “çështjet që kanë të bëjnë me identitetin asnjëherë nuk kanë qenë objekt i negociatave”.

Mbështetja që i jep LSDM-ja rezolutës së VMRO-së, sipas Muhamed Halili nga Këshilli i Ambasadorëve, rrezikon integrimin evropian.

“Nëse edhe LSDM-ja e përkrahë propozimin e VMRO-DPMNE-së, atëherë është e qartë se vështirësohet edhe më tej integrimi evropian i vendit tonë. Është e qartë se shpresat për hapje të negociatave, gjegjësisht të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare brenda këtij viti, po shuhen. Pra, nëse LSDM-ja e mbështet, shuhen të gjitha perspektivat për këtë vend. Partia e Zaevit si duket do ta mbështesë, meqë bëhet fjalë për garën e fitimin e pushtetit në zgjedhjet lokal në tetor”, thotë Halili.

Por, Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve ndërkombëtare, thotë për Radion Evropian e Lirë, se askush nuk ka mandat për të negociuar për çështjet që kanë të bëjnë me identiteti, andaj edhe nuk sheh asgjë të keqe në miratimin e një rezolutë të tillë me konsensus të gjerë.

Ndërkohë, Muhamed Halili, nga Këshilli i Ambasadorëve thotë se procesi i integrimit nuk duhet të bllokohet andaj sipas tij, partitë shqiptare duhet të angazhohen për mosbllokimin e këtij procesi.

“Askush nuk ka mandat që të negociojë për emrin e gjuhës tonë apo për identitetin e maqedonasve, por edhe të gjithë atyre që jetojnë këtu. Askush këtë nuk mund ta bëjë pasi nuk kanë mandatin për një gjë të tillë, as Zoran Zaevi, as Hristijan Mickoski e as Ali Ahmeti apo kushdo qoftë tjetër. Ne kemi përmbushur të gjithë kriteret për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, por nuk duhet me çdo kusht të pranojmë nënçmime apo kushtëzime me gjëra të kanë të bëjnë me veçoritë tone. Duam Evropën, por më shumë duam veten tonë. Të gjitha partitë duhet të punojnë për të zhvilluar vendim, të bëjmë reformat, të rrisim standardin jetësor, të bëjmë këtu Evropën”, thotë Dujoski.

“Atëherë duhet që forcat politike shqiptare në përgjithësi duhet të ulen dhe të bisedojnë se deri kur mund të durojnë që të mos të zgjidhet problem, apo mos duhet të presim dhe 30 vjet tjera (sikur në rastin e kontestit me Greqinë), të humbet perspektiva e të rinjve, të mbyllen dyert e BE-së, apo të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër e cila do të mundësonte integrimin e shpejtë dhe hapjen e perspektivës së të rinjve dhe të zhvillimit ekonomik”, thotë Halili.

Partitë shqiptare, si Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë, ashtu edhe ato në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë shprehur kundër rezolutës. Ato thonë se “nuk mbështesin asnjë dokument që cenon rrugën drejt BE-së dhe prishjen e raporteve të mira ndërfqinjësore”.

Bullgaria edhe në Samitin e Luksemburgut të BE-së nuk hoqi dorë nga vetoja, duke pamundësuar kështu nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Veton ajo e vendosi fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, duke kërkuar fillimisht zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me çështjet e identitetit maqedonas./ REL

Posted Under:
Politike Rajoni
Tagged:
Integrimi Maqedonia e Veriut vija e kuqe

Nga e njëjta kategori

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

më shumë...

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet Berishës: Piromani i Shqipërisë flet për zjarret

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

1:46

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën...

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.