Në ndryshim nga datëlindjet e shkuara që i ka kaluar pa praninë e babi Ermalit, vajza e vetme e Rezarta Shkurtës ka patur më në fund festën që ka ëndërruar gjithmonë ku sigurisht protagonistët kryesorë ishin prindërit e saj.

 

Hera Hoxha ka festuar ditën e djeshme datëlindjen e saj të 5-të mes njerëzve më të dashur, mami Rezartës dhe babi Ermalit, gjyshërve dhe kushurinjve më të dashur. Holli i shtëpisë së çiftit Hoxha-Shkurta është kthyer në një copëz parajse ku mbizotëronte dekori elegant dhe ngjyra e preferuar e princeshës së familjes, ajo rozë.

 

Sigurisht që mami Rezarta nuk mund të mos ndante me ndjekësit e saj këtë moment aq të gëzueshëm, shoqëruar me përshkrimin e mëposhtëm:

 

“Jam e bindur se nuk do të gjej dot fjalet e duhura për të përshkruar mbrëmjen e djeshme! Të ftuar njerëz që m’i do shpirti për të festuar 3 festa. Princesha jonë e vockël u bë 5 vjeç, 5 vjet që na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditëlindje ishte akoma dhe më e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si unë e kisha ëndërruar, që nga dita që ti linde… Dhe festa e tretë i dedikohet njeriut më të fortë që unë kam njohur, atij që më dhuroj përpos jetës dhe mësimet më të rëndësishme, si të luftoj dhe të dashuroj në të njëjtën kohë! Mbreti im, dashuria ime me e madhe, Babi❤, i cili ashtu si në profesion luftarak , luftoi dhe mundi këtë vit një sëmundje që doktorët na dhanë jo shumë shpresë!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *