Rey Manaj është lojtari i radhës shqiptar qe ka ndryshuar skuadër per sezonin e ardhshëm. Sulmuesi 19-vjeçar pas vizitave mjekësore ka kaluar ne formën e borxhit nga Inter, te të sapoardhurit ne Serine A, Pescara. Per talentin e kombëtares se 21-vjeçarve ishin interesuar me pare edhe spanjollet e Sporting Gijon dhe gjermanet e Eintraht Frankfurt, por ne fund triumfoi skuadra e teknikut Masimo Odo. Te Peskara, lushnjari do te kete ne skuadër Ledian Memushaj, qe ne fakt ka nje interesim mjaft te forte nga ana e Bolonjes qe është gati te shpenzoje nje shume prej 4 milionë eurosh. Manaj behet lojtari i dyte shqiptar pas Arlind Ajetit, ne harkun kohor te 24 orëve qe gjen skuadër te re. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, firmosi nje kontrate trevjeçare me nje rroge 500 mije euro ne sezon. Ndërkohë, Sampdoria duket se i është rikthyer pistës Sadiku. Por presidenti i Zyrihut Ansilo Kanepa e ka tepruar, kur ka deklaruar se çdo skuadër qe kërkon kartonin e shqiptarit, duhet t’i paguaje klubit zviceran, nje shume prej 9 milionë eurosh. Me valixhe ne duar, duken edhe shume futbolliste shqiptare, te cilët duket se do te ndryshojnë skuadër, deri ne fund te merkatos se verës, si Milot Rashica per te cilin ka nje interesim te Napolit, Inter i dha Hamburgut Etrit Berisha qe nuk e ka te sigurt vendin ne formacion te Lacio apo Migjen Basha, i cili kërkon nje ekip te ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *