E shtunë, 17 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Rey Manaj reagon për protestat: “Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar”

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës për të protestuar dhe ndalimin e akteve të dhunshme.

Në reagimin e tij, sulmuesi shqiptar thekson se studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe meritojnë të dëgjohen e të trajtohen me dinjitet. Sipas Manajt, dhuna ndaj tyre është e papranueshme, veçanërisht kur vjen nga ata që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët.

Reklamë

Futbollisti nënvizon se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin për një të ardhme më të mirë, paga më të drejta, pensione dinjitoze dhe kushte jetese më të përballueshme.

“Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar, jo të mbytet me dhunë”, është mesazhi që përcjell Manaj, duke kërkuar që shqetësimet e qytetarëve të merren seriozisht.

Reklamë

Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares u bën thirrje edhe protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve dhe të mos dëmtojnë pronën private. Sipas tij, protesta duhet të zhvillohet me dinjitet dhe pa u shndërruar në përplasje apo dhunë.

Manaj sqaron se reagimi i tij nuk është në mbështetje të ndonjë pale politike, por një mesazh si shqiptar që dëshiron një vend ku të rinjtë të kenë perspektivë, qytetarët të jetojnë me dinjitet dhe askush të mos ketë frikë të shprehë mendimin e tij.

Në përfundim, futbollisti bën thirrje për mbrojtjen e studentëve, respektimin e qytetarëve dhe ndalimin e dhunës, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.