Subscribe

Ngjarjet kriminale në vend, përgjimet e Sky ECC, inkriminimi i policisë dhe ngjarja e fundit në burgje, ishte një tjetër pikë që solli diskutime të forta mes të ftuarve në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Eksperti i Sigurisë, Artan Rexhepi, duke komentuar situatën e fundit në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë një i dënuar dhe një tjetër u plagos tha se kjo erdhi pasi gardianët janë të keqpaguar.

Me ironi Rexhepi shtoi se sot: “ Kriminelët i vëjnë gardianët tu lajnë këmbët”.

Ndërkohë që gazetari Juljan Kasapi deklaroi se jo të gjithë efektivët e policisë janë të inkriminuar, dhe se shumë prej tyre kanë nevojë të mbështeten në këto momente, dhe një nga mënyrat është përmes rritjes së pagës.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *