Presidenti i FIFA-s Giani Infantino është gati të paraqesë një plan konkret prej 11 pikash që synon të realizojë një revolucion të vërtete në merkaton e futbollisteve dhe menaxhimin e tyre nga agjentet. Gjatë një interviste dhëne të përjavshëm franceze “L’Equip”, kreu i qeverisë së futbollistit botëror zbuloi vetëm disa nga pikat e planit të tij. Synimi kryesor i Infantinos është pikë së pari mbyllja e merkatos së dimrit. Presidenti i FIFA-s  tha se pas konsultave të gjata me aktore te rëndësishëm të botës së futbollit ka arritur ne konkluzioni se klubet duhet te kenë mundësi të shesin dhe blejnë lojtare vetëm në një periudhe të vitit, gjate verës. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë një periudhë 3 mujore nga qershori deri ne fund të gushtit, apo do të minimizohet edhe me shumë nga 1 korriku deri në datën që fillojnë kampionatet ne europë, siç kanë propozuar disa klube.

Infantino tha se do të propozojë edhe vendosjen e një limiti për komisionet e fitimit te menaxhereve nga lëvizjet e lojtarëve në mënyre që të frenojnë presionet që menaxheret bëjnë ndaj klubeve dhe lojtarëve. Një tjetër pikë më rëndësi është edhe propozimi për vendosjen e një çmimi tavan të shit-blerjes së futbollisteve mbi bazën e të ardhurave që kanë klubet. Kreu i FIFA-s tha se 11 pikat që ai propozon synojnë më shumë transparence dhe ekuilibër në botën e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *