E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Retro” rikthehet në Gjirokastër, prezantohen dhjetëra makina të vjetra e historike

35 automjete historike mes viteve 40 dhe 80, mes tyre edhe ajo e diktatorit Enver Hoxha kanë zbarkuar në Sokak të Gjirokastrës në të ashquajturën “Parada Retro”.

 

Në qendrën e qytetit të gurtë u mblodhën të gjithë të apasionuarit pas autoveturave të vjetra,  të cilët u njohën më nga afër me historinë e koleksionuesve.

 

Reklamë

Për shumë prej tyre kjo ekspozitë makinash mbetet e veçante pasi sjell te vjetrën në kohën e modernitetit dhe teknologjisë.

 

Parada retro është shoqëruar me muzikën Jazz, teksa gjatë mbrëmjes se kaluar grupe shqiptare dhe të huaj performuan për disa orë për publikun.

 

Ky është viti i dytë që Retro rikthehet n’Sokak të Gjirokastrës.

Më shumë video

Reklamë