Subscribe

“Kush e shpëton PD-në?”, kjo ishte tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të hënë.

E ftuar në studio, deputetja e PS, Pranvera Resulaj theksoi se obsesioni i demokratëve mbas Sali Berishës po i çon drejt vetëshkatërrimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas saj qytetarët shohin çfarë po ndodh dhe nuk mund të mbështesin këtë kauzë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si ndiheni në në seancë me gjithë këtë që po ndodh?

Pranvera Resulaj: E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi, por meqë më pyet se si ndihem, apsolutisht nuk ndihem si zoti Balliu i cili mu duk shumë letrar. Kur pashë kolegët e vetë me xhaketat e shqyera, të improvizura, se pavarësisht se jemi në dy llogore, ajo që them unë është pro mazhorancës dhe ajo që thotë zoti Balliu pro opozitës. Nuk dua të pozicionohem në llogore të tilla. Mu duk sikur i kishte kapur amoku. Ky obsesioni për një individ të caktuar po ju çon drejt shkatërrimit. Nuk është as Rama as mazhoranca, është zgjedhja juaj. Ne nuk na vjen mtrë që të jemi në këtë situatë. Nuk është ky aktiviteti parlamentar që ne duam të shohim. Që të improviziohen këto situata sigurisht është një skenar i përgatitur. Si është e mundur që depuytetë të përjashtuar nga seanca parlamentare janë në një vijë me deputetë që duan të futen në sallë. Garda nuk ka penguar asnjë nga deputetët e opozitës të futen. Por ka një vendim për të përjashtuar disa nga deputetët. Pse ata duhet të jenë atje, përveçse për faktin që duhet të improvizionin shqyerjen e xhaketave të cilat i shqyen vetë. Ju siguroj që ky obsesioni po ju çon drejt shkatërrimit. Në asnjë moment mazhoranca dhe kryeminsitri. Nëse ju jeni bashkuar shumë mirë, nuk ka asnjë lloj pengu mahzoranca, nuk e di se çfarë keni parë në fytyrat tona, duhet të shihni veten në pasqyrë. Për ne shumë mirë që opozita të abshkohet, që të vijojë debati parlamentar. Skenat e improvizuara nuk ju sjellin dot në pushtet, ju sjellin qytetarët. Qytetarët nuk janë duke ju ndjekur në kauzën tuaj.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *