Subscribe

“Mësonjëtorja”, një prej filmave qe përmes imazhit të gruas dhe kontributit të saj i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën shqipe, vjen i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

 

Ky prodhim artistik i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari, u shfaq mbrëmjen në ambientet e Pallatit të Brigadave.

 

 

Të pranishëm gjatë mbrëmjes ishin disa nga aktorët kryesore si Roza Anagnosti, Ardian Cerga e Petrika Riza.

 

 

ROZA ANAGNOSTI

AKTORE

“Kjo tregon për vlerat e filmit, për idenë, për respektin e punës sonë, e kolegëve, aktorëve, skenaristëve, regjisorit dhe gjithë grupit të filmit. emocionet artisti gjithmonë i ka dhe pa emocione do ishte diçka jo e bukur. Dua të kujtoj të gjithë ata aktorë që nuk janë më dhe ky është privilegji im që jam sot këtu. Gulielm Radojën, Thimi %filipin, Ilian, Muharremin. Jam krenare që jam këtu për të qen edhe pjesë e tyre.”

 

Për protagonisten kryesore, Dafinën, e interpretuar nga Roza Anagnosti, ky ka qenë një prej roleve më të rëndësishme.

 

ROZA ANAGNOSTI

AKTORE

“Ky film ka qenë shumë i rëndësishëm. Sa kam lexuar skenarin zemra ime ka trokitur. Pata fat se Muharremi ma besoi mua. Ishte një rol që përfaqëson figura të rëndësishme të rilindjes sonë kombëtarë dhe shkollës shqipe si Sevasti Qiriazi.”

 

 

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptar ka nisur para pak vitesh, ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Tana”, “Vdekja e Kalit”, “Mimoza Llastica”, “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skënderbeu” etj.

Këto filma po kalojnë në një proces të mirëfilltë dixhitalizimi si në video ashtu edhe në audio, për t’ju bashkuar fondit të kinematografisë shqiptare, që pritet të pasurohet edhe me filma të tjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *