Restaurohet pas afro gjysëm shekulli çatia e kishës të Shën Marisë në Niçë të Pogradecit. Ekipi i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kombëtare sapo ka përfunduar një prej ndërhyrjeve më të vështira për të shpetuar nga degradimi, një objekt të rralë në një zonë shumë të thellë në malësitë e Gorës në zonën e Niçës, ku për gati 50 vjet nuk është dokumentuar asnjë ndërhyrje restauruese.

 

Gjergji Koki, drejtor I DRTK Korçë, informon se u desh një punë sfiduese për gati një javë mes vështirësive dhe duke punuar nga agimi deri ne darkë për restaurimin e çatisë përpara fillimit të stinës së dimrit.

 

Koki sqaroi se çatia paraqitej në gjëndje të degraduar në të gjithë elementët e saj dhe rrezikonte të shëmbej. Sipas tij, është ndërhyrë në 50% të saj, në pjesën e konstruksionit, zevendësimin e petavrave, vendosje e shtresës hidroizoluese dhe zëvendësimi i rrasave.

 

‘Me këtë ndërhyrje kemi parandaluar shembjen e çatisë në pjesën më të dëmtuar, përforcimi i elementëve të tavanit’ shtoi Koki duke theksuar se kjo ndërhyrje shpëtimi u realizua me ndihmën e madhe të komunitetit të zonës dhe donacionin e vetë banorëve te Niçës që ndodhen ne emigracion.

 

Specialistët kanë vlerësuar se objekti ka ende nevoje për ndërhyrje thelbësore në pikturën murale, ndërhyrje të cilat janë planifikuar në projektin e plotë të realizuar për ndërhyrje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *