Subscribe

Më në fund po hidhen hapat e parë për të patur një laborator shqiptar ku do të mund të restaurohen dhjetëra filma të cilat nuk janë në gjëndrën e tyre më të mirë ndërsa rëndësia e këtij procesi mund ta dëshmohet me pamjet se si ishte dhe si ka ndryshuar një prodhim.

Avancimi teknologjik tashmë kërkon që e gjithë kinematografia Shqiptare ti nënshtrohet një procesi të gjatë restaurimi, me një format bashkëkohor audiovisual

 

IRIS ELEZI

DREJTORESHE E AQSHF

 

Vetëm dje na ka ardhur me të drejtë nga institucionet shqiptare një kërkese që t’i japim filmat tanë sidomos ato artistik ne një format standard bashkëkohor që ne sigurisht nuk i kemi. Falë një bashkëpunimi të ministrisë së kulturës dhe amas, kanë alokuar një fond për të blerë këto pajisje.  Ekuacioni i ndërtimit të një laboratori është shume i komplikuar, ka etapa të punës, shumë shpejt do kemi një pastrues filmik. Është pajisja ku vendoset materiali filmik 35 milimetrash dhe bëhet gati të pastrohet, për të shkuar në skaner. Me këto fonde do të kemi mundësinë të kemi klinerin pastruese të filmit dhe mundësinë të kemi dhe kasetat dixhitale ku do ruhet filmi, shpresoj që po këtë vit të kemi fonde për të blerë edhe skanerin.

 

Por edhe pse nuk e ka ende një laborator, kjo nuk ka penguar që disa prej  filmave të njohur dhe që e kishin urgjente ndërhyrjen sot të jenë restauruar. Më i fundit që ju nënshtrua këtij “operacioni” ishte filmi Vitet e Pritjes, ndërsa vetë ky proces i hap rrugën prodhimeve tona kinematografike të dixhitalizohen dhe te shfaqen në kinematë botërore.

 

IRIS ELEZI

DREJTORESHE E AQSHF

 

Filmi Tomka dhe shokët e tij, ky restaurim i 2013 përtej retrospektiva përtej foksit që i është vënë me Xhanfize Kekon vetëm më 20 tetor është nga 40 milionë shikues, askush nuk mund ta imagjinonte, tcm që është kanali artit zgjodhi që si prezantues, restaurimi i nje filmi është përtej dashurisë, i jep një jetë të re, i jep mundësisë edhe të distribucionit të njohësh veten nga kombet e tjera.

 

Një listë e gjatë filmash dhe dokumentarësh që kanë dëmtime serioze presin te restaurohen, mes tyre shume titujt te njohur për ne siç janë: vajzat me kordele te kuqe, mësonjëtorja, koncert në vitin ’36, Liri a Vdekje etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *