Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ndryshohet...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673...

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën...

Garë me kohën në Nepal, 100 punëtorë të bllokuar...

RESIJ me prioritete të reja mbi bashkëpunimin dy e shumë palësh dhe me BE-në

24 Maj 11:38

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku ILD është anëtar.

Eventi u mikprit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë me praninë e shërbimeve të inspektimit të vendeve anëtare të RESIJ, Belgjika, Bullgaria, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Shqipëria dhe Moldavia, e cila prej vitit të kaluar mban statusin e vëzhguesit në këtë rrjet.

Asambleja diskutoi mbi çështje të brendshme të ndryshimeve në statutin e RESIJ, identifikimin e masave proceduriale për të lehtësuar ndryshime efektive, mbi nivelin e autoritetit të përfaqësimit të secilit vend anëtar, për të patur transparencë dhe koherencë institucionale.

Në Asamble u bë zgjedhja e presidentit të ri të RESIJ, me konstatimin e përfundimit të mandatit nga Rumania.

Me votat unanime të të gjithë anëtarëve, u votua kandidatura e Francës, e z. Stephane Noël, shefi i Inspektoratit të Drejtësisë së Francës. Franca, themeluese e Rrjetit RESIJ merr për të dytën herë Presidencën e këtij Rrjeti.

Diskutimet e anëtarëve gjatë Asamblesë u fokusuan edhe në pritshmëritë konkrete të secilit nga Rrjeti për të ardhmen, si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane për ndarjen e eksperiencave dhe ekspertizës, në funksion të rritjes së efikasitetit të drejtësisë, duke qenë në një linjë në çdo kohë me direktivat e Bashkimit Evropian.

Të ftuar në këtë mbledhje ishin shërbimet e inspektimit portugez të Prokurorisë, të Gjykatave Administrative, të ndihmësve gjyqësorë dhe të Ministrisë së Drejtësisë, që bënë prezantime të funksioneve të tyre të punës për monitorimin e sistemit të drejtësisë në Portugali.

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Portugalisë organizoi konferencën me titull “Të komunikosh drejtësinë”, që u mbajt në sallën plenare të Gjykatës së Lartë në Lisbonë. Në përshëndetjen e tij, nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, magjistrati Luiz Azevedo Mendes evidentoi faktin se komunikimi i drejtësisë duhet të përmbajë qartësi dhe thjeshtësi, sepse të kuptuarit e vendimeve lidhet me besimin publik tek sistemi dhe drejtësia dhe RESIJ e ka temë diskutimi të vetën.

Temat e konferencës trajtuan rolin e inspektimit gjyqësor në promovimin e qartësisë dhe të transparencës së vendimeve gjyqësore; argumentimi, gjuha dhe komunikimi në vendimet gjyqësore; komunikimi i drejtësisë në kontekstin e medias: mbrojtja e të dhënave, anonimizimi i vendimeve gjyqësore; inteligjenca artificiale dhe interesi i publikut, liria e shprehjes dhe e informacionit; sfida të reja dhe avantazhe në përdorimin e mjeteve të teknologjisë dhe të inteligjencës artificiale në hartimin e vendimeve dhe realizimin e inspektimeve gjyqësore.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Nga e njëjta kategori

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ndryshohet vendi i mbledhjes, zbardhet arsyeja

më shumë...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”

më shumë...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi, trupat e pajetë u zbuluan nga fëmijët e tyre

më shumë...

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari norvegjez në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:52

Alarm për bombë në një pallat në...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

10:39

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm...

10:19

Zjarri në hotelin në Vlorë, nuk i...

10:11

Tragjedi në Dibër, gjendet e mbytur një...

10:08

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati kërkon...

10:06

E rëndë në Prizren, goditet me thikë...

9:57

Alarm për bombë në një pallat në...

9:50

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep...

9:48

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror...

9:43

Situata e zjarreve në vend, 3 vatra...

9:19

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë,...

8:58

E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.