E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rëshqitjet e dheut, bllokohet rruga lidhëse mes Vërçunit dhe Pogradecit

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rrëshqitje të shpatit të malit në zonën e fshatit Kakaç, duke bllokuar sërish rrugën lidhëse mes fshatit Vërçunin dhe qytetit të Pogradecit.

Si pasojë e rrëshqitjes, është dëmtuar edhe ushqyesi i ujëmbledhësit të Podgories, çka ka rritur rrezikun për furnizimin normal me ujë në zonë. Strukturat përgjegjëse ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës, si dhe për stabilizimin e shpatit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks, deri në përmirësimin e plotë të situatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë