Subscribe

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta. Në Durrës, rrugët janë pushtuar nga uji qe vështirësoi qarkullimin e mjeteve dhe  këmbësorëve.

 

Përmbytje u shënuan kryesisht në lagjen numër 18 dhe zonën pranë stadiumit Niko Dovana. Si pasojë e erës të fortë, probleme pati dhe me lundrimin, ku tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas u nisën disa orë me vonesë.

 

Për shkak të reshjeve intensive në fshatin Murqine të Fushë Krujës u përmbytën rreth 200 hektarë tokë pasi lumi Ishëm dali nga shtrati. Nga uji u rrezikuan edhe disa banesa.

 

Në Gjirokastër liqeni i viroit doli nga shtrati, ndërsa pati rrëshqitje masive toke në lagjen punëtori.

 

Ndërkohë dhe në segmentin që lidh Vlorën me Orikumin pati problem. Nga rënia e masivit të dheut u rrezikuan dhe disa biznese.

 

 “I hodhën zhavorr, po ujërat rridhnin këtej. Shiko si është bërë këtu jemi në rrezik”, u shpreh pronari i një biznesi.

 

Reshjet krijuan situatë të vështirë edhe në rrugën Himarë-Borsh ndërkohë që kalimi i mjeteve në këtë segmente vazhdon të bëhet vetëm në njërën korsi.

 

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve u shkaktuan dhe në aksin rrugor Fier – Ballsh pasi në vendin e quajtur “ Kthesat e Visokes” pati rrëshqitje dherash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *