Policia e Shtetit ka rritur prezencën në akset kryesore të vendit, për shkak të motit të keq.

 

Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes dhe të zbatojnë rregullat për të shmangur aksidentet rrugore.

 

Policia e Shtetit

 

Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore.   

 

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin nëpërmjet makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara.

 

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

 

Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *