E martë, 17 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshjet e borës zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit, probleme në Rrugën e Arbrit

Reshjet e borës në qarkun Dibër kanë zbritur deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ku kanë nisur të shfaqen edhe problematika.

Aksi rrugor në të cilin kërkohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes është ai i rrugës së Arbrit.

Më problematike situata paraqitet në Bulqizë dhe Maqellarë ku ka prani të dëborës në asfalt.

Në orët e pasdites intensiteti i reshjeve është shtuar. Autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes për të shmangur aksidentet e mundshme.

Reklamë

Situata mund të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë