Subscribe

Gjatë natës rreshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës nga 3 ditët e fundit vijon të jetë si më poshtë:

Në Dardhë trashësia e dëbores 70 cm.
Në Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm.

 

Si pasojë e tempperaturave të ulta në disa minus gradë janë krijuar edhe akuj në rrugë, kështu segmenti Boboshticë-Dardhë, Korcë-Voskopojë,
Korcë-Ersekë,
Ersekë-Leskovik,

 

Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje, grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve të lartpërmendura në mënyrë që të krijojna për drejtuesit e mjeteve lehtësira.

 

Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Vijojnë në ditën e tretë pa energji dhjetra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec. Të izoluara fshati Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për tu pastruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *