Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi permes nje postimi ne facebook paralajmeroi nje situate meteorologjike të perkeqesuar kete te diel.

Reshjet intensive sipas tij, mund te sjellin vershime te lumenjve dhe permbytje ne zonat urbane.

“Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.”, shkruan Peleshi.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

“Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence.”,  mbyll postiminne tij Ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *