E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Reshje intensive dhe erëra të forta, jo probleme serioze në qarkun e Elbasanit

I gjithë qarku Elbasan që prej orëve të para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu e në disa pjesë të qarkut ka qenë i shoqëruar me erëra të forta.
Reshjet e shiut kanë qenë të lehta deri në mesatare e me shtrirje në gjithë qarkun.
Institucioni i Prefektit ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile në 7 bashkitë e qarkut, me disa nga degët territoriale dhe me të gjitha firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e akseve rrugore nacionale për çdo situatë.
Edhe nga raportimet e fundit por edhe gjatë gjithë ditës qarku ynë nuk u përfshi nga situata apo ngjarje emergjente.

Rezulton se:
-Rrugët janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.
-Furnizimi me energji elektrike është i plotë pa ndërprerje.
-Prurjet e lumenjve e përrenjëve janë të ulëta e nuk paraqesin rrezik.
-Niveli i rezervuareve është brenda parametrave të sigurisë.

Strukturat e sektorëve të Emergjencave Civile në 7 bashkitë e qarkut janë në gatishmëri për çdo situatë e cila do të vijojë edhe në orët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë