Shefi i qeverise shqiptare ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Zaev dhe Tsipras. Ne një postim ne Twitter, Rama e konsideron historik vendimin e sotëm dhe shton se Ballkani është tashme një vend me i mire fale vendosmërisë se treguar për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

 

Edhe shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka uruar vendet fqinje për arritjen e dakordësisë ne çështjen e emrit.

 

“Kjo hap rrugën jo vetëm për një vend, por për te gjithë rajonin drejt familjes euroatlantike. Përkundër te gjitha gjasave, diplomacia punon!”-shkruan Bushati ne Twitter.

 

Reagime pozitive ka pasur edhe nga shefja e politikes se jashtme ne BE, Federica Mogherini, ndërmjetësuesi i OKB për çështjen e emrit, Methju Nimic, presidenti kosovar Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj e shume te tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *