Renisi ka treguar gjatë një bisede me Marianën në oborr se ndihet në siklet kur në ambiente të ndryshme vihen këngët e tij.

Ai theksoi se shpesh i ndodh që të afrohet në banak dhe të kërkojë që të ndërrohet kënga.

“Kur vendosin këngët e mia në lokal, shkoj te banaku me stil, dhe i them t’i heqin”, tha ai.

Nga ana tjetër edhe Mariana tha se nuk i pëlqen të shikojë pjesët ku luan ajo.

Pjesë nga biseda:

Renisi: Nuk dua këngë timen

Mariana: Edhe unë nuk dua pjesë të miat, e tmerrshme!

Renisi: Nuk i dëgjoj dot, unë  e kam proces mund ta dëgjoj edhe 1 mijë herë derisa të dalë. E dëgjoj me kufje, më zë gjumi me këngën time, gjej gabimet edhe emocionohem ndonjëherë, them sa bukur. Në momentin që del pastaj, zëre sikur e kam fshirë nga memoria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *