Renis Gjoka është fermeri i dytë i eliminuar në finalen e madhe të Ferma VIP. Renisi humbi në sfidën përballë Florit.

Pas eliminimit Renis Gjoka falenderoi të gjithë ata që e mbështetën, familjen por edhe produksionin që bëri të mundur një spektakël kaq të madh në Shqipëri.

Renisi theksoi se pas kësaj mbrëmjeje e presin edhe shumë projekte të tjera kjo edhe për shkak të Fermës.

Pjesë nga biseda:

Fjoralba: U duk sikur u dorëzove?

Renisi: Jo nuk u dorëzova. I uroj suksese Florit. Ka qenë një nga ata që e kanë dashur më shumë këtë çmim. Jam shumë i lumtur që Flori është në finale.

Fjoralba: Besoj që edhe të mos fitosh kundrejt një konkurenti si Flori që ju e dekretuar për fuqinë fizike, besoj se është një mënyrë e mirë për ta finalizuar me fitore.

Renisi: Të gjithë jemi fitues, vetëm se nuk kemi 100 mijë euro në xhep.

Fjoralba: E fitove fermën tënde?

Renisi: Po patjetër. E kam ndjerë që e kam fituar para se të dilja në finale. Falenderoj publikun, familjen time, produksionin, ata që bën të mundur gjithë këtë spektakël madhështor. Kur të dal jashtë më presin shumë punë të bukura. Projekte të tjera më presin për shkak të Fermës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *