Subscribe

Reshjet e shiut kanë sjellë sërish rënie gurësh në rrugët e qarkut Kukës duke vështirësuar qarkullimin. Prefektura Kukës në njoftimin e saj zyrtar thotë se si rezultat i kushteve të motit në bashkitë e Qarkut Kukës situata aktualisht është e qetë  dhe nuk ka situatë emergjente.”Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht,  ka patur rënje inertesh në segmente të ndryshme, por firmat kontraktore po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre.Rrugët bashkiake janë të qarkullushme normal” thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së shkuar kanë shkaktuar mungesë të energjisë në disa fshatra të Bashkisë Kukës. Sipas prefekturës ,defekte ka patur në linjën Zapod-Shishtavec dhe në linjën e  furnizimit të fshatit Vilë të Njësisë Adminstrative Bushtricë.”Nga OSHEE është punuar për eleminimin e difekteve dhe aktualisht furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës”,thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *